Politike

“Berisha ka thirrur 2 tryeza së fundmi, por kjo është një vizë e kuqe që nuk e kalojmë”/ Lapaj: Nuk arrihet dot të krijohet kohezioni i duhur me Berishën

Lapaj tha se Berisha ka thirrur 2 tryeza së fundmi, por ata nuk u janë bashkuar.

5 Shkurt 2026, 22:04 Nga D.S
“Berisha ka thirrur 2 tryeza së fundmi, por kjo është
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj  u shpreh se refuzon bashkimin me Partinë Demokratike duke hedhur poshtë pretedimet për një aleancë mes tyre. Lapaj tha se Berisha ka thirrur 2 tryeza së fundmi, por ata nuk u janë bashkuar.

Kreu i Lëvizjes deklaroi se, nuk arrihet dot të krijohet kohezioni i duhur me Berishën. Ndër të tjera, u shpreh se, kjo është 'vizë' që partia e tij nuk e kalon.

Adriatik Lapaj: Berisha ka thirrur 2 tryeza së fundmi, por ne nuk kemi shkuar. Sepse kjo është vizë që nuk e kalojmë, Nuk arrihet dot të krijohet kohezioni I duhur me Berishën, nuk bëhet ajo punë. Po shkuam ne atje ndodh që paketohemi dhe mbaroi ky muhabet.

Nisma që ka marrë Ermal Hasimja dhe të tjerë, do shihet a do ketë sukses apo jo. Sa do zgjerohet ky grup drejt intelektualëve, nëse ngelen vetëm këta të pestë nuk do të krijojnë energjinë e duhu. Nëse këta arrijnë të zgjerohen në qytet, në komb me intelektualë të kategorive të ndryshme, përfshi zotin Lubonja, nëse këta arrijnë që këtë shkëndijë ta betonojnë duke e shtuar me intelektualë si zoti Lubonja, ardhja e flukseve partiake është shumë natyrale.

Kësaj i duhet llaçi lidhës, stofi i intelektualëve të mirë që ne kemi në këtë vend, për të kërkuar një qeveri tranzitore, për të kërkuar rregullat e lojës, demokratizimin e vendit. Ne jemi duke folur për një proces I cili e detyron atë  përmes konsensusit popullor të hapë krahun dhe të ulen si parti politike të negociojnë rregullat e lojës./Dosja.al

adriatik lapaj sali berisha takim

Sondazh

Poll