Aktualitet

Shiste ora kontrabandë dhe imitime të markave të ndryshme, nis procedimi penal ndaj 39-vjeçarit në Berat

Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit u sekuestruan 191 ora dore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat rezultonin imitime të markave të ndryshme.

5 Shkurt 2026, 18:39 Nga E.d

Shiste ora kontrabandë dhe imitime të markave të ndryshme, nis

BERAT- Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 39-vjeçari në qytetin e Beratit. Kjo pasi, ai shiste ora kontrabandë dhe imitime të markave të ndryshme. 

Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit u sekuestruan 191 ora dore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat rezultonin imitime të markave të ndryshme. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk dispononte fatura blerjeje për mallrat dhe nuk lëshonte kuponë tatimorë gjatë shitjes së tyre.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të goditjes së informalitetit dhe tregtimit të produkteve të kontrabanduara, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare konstatuan shkeljet dhe referuan materialet në Prokurori. Për këtë rast nisi procedimi penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit me inicialet A. D., 39 vjeç.

Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit u sekuestruan 191 ora dore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat rezultonin imitime të markave të ndryshme. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi nuk dispononte fatura blerjeje për mallrat dhe nuk lëshonte kuponë tatimorë gjatë shitjes së tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet kundër paligjshmërive në fushën ekonomike vijojnë në të gjithë territorin e qarkut./Dosja.al

berat policia tregtari

Sondazh

Poll