Aktualitet

I mori para një personi duke e mashtruar se do kryente punime në banesë, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

Mbi 39- vjeçarin, banues në Tiranë rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë. 

5 Shkurt 2026, 18:18 Nga E.d
I mori para një personi duke e mashtruar se do kryente punime në
Foto ilustruse

ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një  39-vjeçar në Elbasan. Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi i ka marrë një shumë parash një person përmes mashtrimit. Mbi 39- vjeçarin, banues në Tiranë rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë. 

Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari i ka marrë disa herë, shuma parash një 38-vjeçari, duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime, në banesë. Policia po heton më shumë mbi rastin.

“DVP Elbasan/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e  Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Last time”. I mori disa herë, shuma parash, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 39-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit nga shtetasi D. T., për një shtetas që i kishte marrë shuma parash, me anë të mashtrimit, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Last time”, për dokumentimin e këtij rasti.  

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë. Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari i ka marrë disa herë, shuma parash (në total rreth 750 000 lekë), shtetasit D. T., 38 vjeç, duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime, në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Dosja.al

elbasan mashtrim 39-vjeçar

Sondazh

Poll