Aktualitet

Aksident rrugor në Bathore/ Automjeti përplas këmbësoren, ndërron jetë në spital 65-vjeçarja

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale

5 Shkurt 2026, 17:55 Nga E.d
Aksident rrugor në Bathore/ Automjeti përplas
Foto ilustruse

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bathore. Automjeti me drejtues një 40-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e kësaj, ka humbur jetën në spital 65-vjeçarja. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetiomor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit fatal.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital. 

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Dosja.al

65-vjeçarja aksident bathore

Sondazh

Poll