Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumente italiane false, nis procedimi penal ndaj 55-vjeçarit

Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

5 Shkurt 2026, 19:18 Nga E.d
Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumente italiane false, nis
Foto ilustruse

GJIROKASTËR- Policia ka nisur proccedimin penal ndaj një 55-vjeçari , pasi tentoi të dilte  nga Shqipëria me dokumente italiane false. Gjatë kontrollit në PKK Kakavijë, atij iu gjet një dokument i shtetit italian, i dyshuar si i falsifikuar. 

Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. R., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në PKK Kakavijë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, këtij shtetasi iu gjet një dokument i shtetit italian, i dyshuar si i falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore./Dosja.al

shqipëria kakavijë dokumente italiane false

Sondazh

Poll