Aktualitet

VIDEO/ "Si në Amerikën Latine!" Dalin pamjet e sulmit me kallashnikov ndaj berberhanes në fshatin Rrilë të Lezhës

Nga videoja e siguruar, evidentohen dy persona me xhupa dhe me kapuçë në kokë që qëllojnë drejt berberhanes me breshëri automatiku.

5 Shkurt 2026, 20:28 Nga D.S
VIDEO/ "Si në Amerikën Latine!" Dalin pamjet e sulmit me
Foto nga vendngjarja

LEZHË- Janë publikuar pamjet nga atentati me kallashnikov, dy ditë më parë në fshatin Rrilë në Lezhë. Nga një postim në Facebook, të gazetarit investigativ Artan Hoxha, tregohen përmasat e frikshme të sulmit në mbrëmjen e 1 shkurtit. Nga videoja e siguruar, evidentohen dy persona me xhupa dhe me kapuçë në kokë që qëllojnë drejt berberhanes me breshëri automatiku.

Më pas njëri prej tyre fshihet pas një makine të bardhë. "Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën 4 persona, dy me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me kallashnikovë nga jashtë lokalit", shkruan gazetari Hoxha.

Si ndodhi ngjarja ?

Plagosja ndodhi mbrëmjen e shkuar në qendër të fshatit Rrilë, në Lezhë. Autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes disa minuta pasi mbi një dyqan ishin lëshuar breshëri plumbas. Si pasojë i plagosur ka mbetur Sokol Daci, 30 vjeç, i cili në atë moment ka qenë brenda ambienteve të berberhanes.

Nga pamjet duket se atentatorët kanë qëlluar me breshëri dhe fasada e dyqanit është bërë shoshë. 30-vjeçari është nisur menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës, për ndihmën e parë, e më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë nidhmën e specializuar mjekësore. Policia bën me dije se ka nisur hetimet, për të zbardhur ngjarjen.

Në atentat mbetën të plagosur pronari i berberhanes Sokol Daci, dhe Merando Nikula. Shënjestra e sulmit ishte Merando Nikulaj, i cili u plagos në këmbë dhe ndodhet ende në kërkim. Policia ka identifikuar si autorë tre personat Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka. Efektivi Besart Kovaçi është arrestuar për shpërdorim detyre, pasi ka qëlluar me armë drejt agresorëve dhe mbetet e paqartë roli i tij./Dosja.al

 

atentati ne lezhe lezhe sulmi me kallash nikov drejt berberhanes

Sondazh

Poll