Politike

Përfundon seanca paraprake/ Kryemadhi del nga GJKKO me dosjen e provave: Në fund na u dorëzua lista e provave...

Gjatë një prononcimi për mediat, Kryemadhi u shpreh se prokurori ka përfunduar leximin e relacionit, të cilin ajo e cilësoi si një përsëritje të të njëjtave gjëra, vetëm për të shtuar numrin e faqeve. 

5 Shkurt 2026, 15:45 Nga E.d
Përfundon seanca paraprake/ Kryemadhi del nga GJKKO me dosjen e provave:
Monika Kryemadhi

TIRANË- Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dalë nga ambientet e GJKKO me dosjen e provave. Gjatë një prononcimi për mediat, Kryemadhi u shpreh se prokurori ka përfunduar leximin e relacionit, të cilin ajo e cilësoi si një përsëritje të të njëjtave gjëra, vetëm për të shtuar numrin e faqeve. 

Ajo tha se në përfundim të seancës iu dorëzua lista e provave, e cila përmban rreth 40 faqe ku përfshinë intervista, shkrime e gazeta.


“Big Brother në versionin e SPAK-ut. Prokurori mbaroi relacionin dhe, për të thënë të drejtën, ishte përsëritje e të njëjtave gjëra disa herë, vetëm për të shtuar numrin e faqeve. Në fund na u dorëzua lista e provave, rreth 40 e ca faqe, ku ka intervista, shkrime e gazeta. Për herë të parë, edhe në kohën e diktaturës këto nuk quheshin prova, por thirrej intervistuesi dhe merrej dëshmia në formën e provës,” tha Kryemadhi./Dosja.al

monika kryemadhi gjkko dosja e provave

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2026, 13:41 I.A

FOTOLAJM/ Rama pritet nga Papa Leone XIV 

Edi Rama dhe Papa Leone XIV VATIKAN- Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV. Edhe gjatë k&eum...