Aktualitet

Goditi me grushte dhe sende të forta një person, policia arreston 41-vjeçarin në Sarandë

I lënduari është është dërguar për të marrë mjekimin e duhur në Spitalin e Traumës.

5 Shkurt 2026, 16:22 Nga E.d
Goditi me grushte dhe sende të forta një person, policia arreston
Foto ilustruse

SARANDA- Policia ka arrestuar diitën e sotme një 41-vjeç në Sarandë. Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta një 48-vjeçar, banues në Konispol. I lënduari është është dërguar për të marrë mjekimin e duhur në Spitalin e Traumës.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin G. M., 48 vjeç, banues në Konispol, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.", thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

sarandë “plagosja e rëndë me dashje” policia

Sondazh

Poll