Aktualitet

Rrëmbyen dhe dhunuan 30-vjeçaren se donte të divorcohej, arrestohen burri, vëllai dhe xhaxhai i saj

Mësohet se ngjarja ka nisur kur një 30-vjeçare ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj. 

5 Shkurt 2026, 14:05 Nga I.A
Rrëmbyen dhe dhunuan 30-vjeçaren se donte të divorcohej,
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme për rrëmbim dhe dhunim në Gjirokastër. Mësohet se ngjarja ka nisur kur një 30-vjeçare ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj. 

Ky i fundit me ndihmën e vellait dhe xhaxhait të 30-vjeçares, kanë rrëmbyer të renë për disa orë. Duke e mbajtur pa dëshirën e saj në makinë, tre personat e kanë dhunuar atë.  

Njoftimi i plotë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, ekzekutoi masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 4 shtetas që ishin në hetim.

U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit: – A. A., 34 vjeç (vëllai i 30-vjeçares) dhe S. A., 54 vjeç (xhaxhai i 30-vjeçares), të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë; -L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë (bashkëshorti i 30-vjeçares).

Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin E. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.01.2026, për shkak të një konflikti në familje, i kanë hequr lirinë 30-vjeçares, duke e mbajtur me forcë, në automjet, dhe më pas e kanë dhunuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia e gjirokastres

Sondazh

Poll