Aktualitet

VIDEO/ Kreu 150 vjedhje gjatë 2 viteve të fundit, arrestohet i mituri në Tiranë! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

Ai dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt.

5 Shkurt 2026, 15:36 Nga E.d
VIDEO/ Kreu 150 vjedhje gjatë 2 viteve të fundit, arrestohet i mituri
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 14-vjeçar në Tiranë. Ai dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt. I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje.

Në pranga kanë rënë edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor, në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. D., 48 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari. Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit A. H, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh.

I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme." njoftoi sot policia./Dosja.al

 

14-vjeçar tiranë 150 vjedhje

Sondazh

Poll