Aktualitet

Çfarë ndodhi në Korçë? Sherr me thika në një lokal, plagoset 34-vjeçari, shoqërohet në polici autori

Bëhet me dije se, autori është një 17-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime në dorë.

4 Shkurt 2026, 18:27 Nga E. D
Çfarë ndodhi në Korçë? Sherr me thika në
foto ilustuese

KORÇË- Një sherr me thika ka ndodhur mes dy personave në një lokal në Korçë, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Bëhet me dije se, autori është një 17-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime në dorë.

I plagosuri mësohet se kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi. Shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje e mëparshme.

Ndërkohë, autori i mitur ndodhet aktualisht në Komisariatin e Policisë Korçë, ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital. Fatmirësisht 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

sherr me thika ne korce

Sondazh

Poll