Parlamenti shpall garën për kryetar të Autoritetit të Konkurrencë
Foto ilustruse Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur pozicionin vakant të anëtarit të Komisionit të Konkurrencës, që mba...
Ata u kapën në një banesë të braktisur, në fshatin Qatrom, ku ishin fshehur për të shmangur shërbimet e Policisë, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.
KORÇË- Drejtoria e kufirit në Korçë ka arrestuar tre persona nga Sudani. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi ndihmonin emigrantët të kalonin ilegalisht kufijt, kundrejt parave.
Ata u kapën në një banesë të braktisur, në fshatin Qatrom, ku ishin fshehur për të shmangur shërbimet e Policisë, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.
Njëri prej tyre rezulton të jetë i dënuar nga autoritetet shqiptare për të njëjtën vepër penale. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme, në shtete të BE-së, u finalizuan në 24 orë, operacionet “Rikthimi” dhe “Itinerari”.
Gjatë operacionit “Rikthimi”, u vunë në pranga shtetasit H. A., 27 vjeç dhe M. H., 20 vjeç (i dëbuar më parë, nga Republika e Shqipërisë, pasi u ndalua për të njëjtin krim), sepse si rezultat i ndjekjes disaditore, nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Korçë, u kapën në një banesë të braktisur, në fshatin Qatrom, ku ishin fshehur për të shmangur shërbimet e Policisë, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.
Gjatë operacionit “Itinerari”, i cili u zhvillua nga Policia Kufitare e DVKM Korçë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 15 emigrantë, për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë. Emigrantët u kapën në territorin e fshatit Drenovë.
Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këto raste. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Foto ilustruse Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur pozicionin vakant të anëtarit të Komisionit të Konkurrencës, që mba...
Foto ilustruse Një draft i nxjerrë për konsultim lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e k...
Foto ilustruse DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka dalë në një njoftim zyrtar, pas skandalit të mbetjeve e cila u zbulua një...
Drejtoria Vendore e Policisë në Tepelenë TEPELENË- Një 65-vjeçar nga Tepelena rezulton i humbur prej dy ditësh, kurse ...
Silda Cepe TIRANË- Silda Çepe është emëruar drejtoreshë e IdentiTek, post të cilin më parë e mbante Fre...
Foto Ilustruese DURRËS- Rreth një vit pas sekuestrimit, 2800 ton mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum që u kt...
5 të dënuarit ANGLI- Katër shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet britanike për përfshirje n&eum...
Përderisa investimet e mëdha të Kinës po vihen nën vëzhgim në mbarë Evropën, Pekini po i drejtohet një forme...
Illyrian Guard TIRANË- Enrik Banushi është larguar nga drejtimi i shoqërisë policore Illyrian Guard. Sipas burimeve paraprake pas...
Gentjan Bejtja TIRANË- Autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja është dënuar me 24 vite burg. Gjy...