Aktualitet

Mot i keq/ Shtyhet me disa orë lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit

 Sipas njoftmit të bërë nga Autoritetit Portual, tragetet do të nisen më 5 shkurt.

4 Shkurt 2026, 18:10 Nga E.d
Mot i keq/ Shtyhet me disa orë lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt
Foto ilustruse

DURRËS- Kushtet e këqija dhe të papërshtatshme të motit, kanë mundësuar shtyrjen me disa orë për nisjen e trageteve nga porti i Durrësit dretj Barit. Sipas njoftmit të bërë nga Autoritetit Portual, tragetet do të nisen më 5 shkurt.

Ndërsa pasagjerët dhe mjetet do të hyjnë në to gjatë mbrëmjes së sotme, sipas orarit të parashikuar. Përmes këtij njoftimi, Autoriteti Portual Durrës u bën thirrje udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar.

“Autoriteti Portual Durrës informon se, sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar, por nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të moti.

U kërkojmë udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thotë njoftimi./Dosja.al

autoriteti portual durrës udhëtarë

Sondazh

Poll