Aktualitet

Debati për përparësinë e trafikut përfundoj në dhunë fizike, 23-vjeçari shqiptar rrezikon 6 muaj burg në Belgjikë

Sipas avokatit të viktimës, pasojat janë më të mëdha sesa vetëm dëmtimet fizike.

4 Shkurt 2026, 15:24 Nga E.d
Debati për përparësinë e trafikut përfundoj në
Foto ilustruse

BELGJIKA- Një 23-vjeçar shqiptar rrezikon deri gjashtë muaj burg në Belgjikë. Kjo pasi ai ka goditur ri herë në fytyrë pas një zënkë një shtetas belg. Konflikti filloj për shkak të përparësisë për trafikun e lagjes së stacionit në Gent të Belgjikës.

Mediat belege shkruajnë se viktima pësoi lëndime dhe u shpall i paaftë për punë për tre ditë. Sipas avokatit të viktimës, pasojat janë më të mëdha sesa vetëm dëmtimet fizike. Në lidhje me këtë ngjarje prokuroria ka kërkuar 6 muaj burg, ndërsa vendimi do të shpallet më 4 mars.

Artikulli i plotë nga HLN

Një shqiptar 23-vjeçar u paraqit të mërkurën në mëngjes para gjykatës penale për agresion të rëndë rrugor. Ngjarja ndodhi më 8 shkurt të vitit të kaluar në lagjen e stacionit në Gent, ku një debat banal për përparësinë në trafik doli plotësisht jashtë kontrollit.

Dy burra u konfliktuan pranë kafenesë “De Klok”. Shqiptari zbriti nga makina e tij, hapi derën e automjetit të shoferit tjetër dhe e goditi atë tri herë me grusht në fytyrë. Viktima pësoi lëndime dhe u shpall i paaftë për punë për tre ditë.

Sipas avokatit të viktimës, pasojat janë më të mëdha sesa vetëm dëmtimet fizike. “Që prej ngjarjes, klienti im nuk ndihet më i sigurt në trafik”, u shpreh ai. Viktima kërkon një dëmshpërblim të përkohshëm prej 2.000 eurosh.

Prokuroria i mori faktet shumë seriozisht dhe kërkoi një dënim me gjashtë muaj burg. I pandehuri kishte ardhur posaçërisht nga Shqipëria për t’u paraqitur para gjykatës. Ai i minimizoi ngjarjet dhe deklaroi se fillimisht ishte fyer nga pala tjetër. Gjykatësi do të shpallë vendimin më 4 mars./Dosja.al

belgjika shqiptar 6 muaj burg

Sondazh

Poll