Bota

Donte të bënte tatuazh emrin e djalit në alfabetin mors, Orlando Bloom -it i shkon ters, i ngatërron emrin të birit (FOTO)

17 Shkurt 2020, 18:11 Nga DOSJA
Donte të bënte tatuazh emrin e djalit në alfabetin mors, Orlando

ANGLI– Aktori Orlando Bloom, ka vizatuar në krahun e tij një tatuazh në shenjë dashurie për djalin e tij 9-vjeçar, Flynn.  Edhe pse aktori ka dashur të shkruajë emrin e djalit të tij në alfabetin mors, gjërat nuk kanë shkuar si duhet, pasi ai e ka shkruar gabim.

Këtë e kanë vënë re fansat, të cilët i kanë komentuar menjëherë pasi ai ka postuar tatuazhin në Instagram. Ata i kanë shkruar se është gabim duke i thënë se në tatuazh është shkruar emri “Fryn” dhe jo Flynn.

“Zotëri, më vjen keq, por kjo definitivisht do të thot1ë ‘Frynn’,  jo Flynn,. Keni shkruar emrin gabim,”– i kanë shkruar një komentues.

Por vetëm disa orë më vonë edhe aktori e ka pranuar se ka gabuar duke thënë se do të rregullohet.

Po, ne e dimë se gabuam dhe do ta rregullojmë”,-shpjegoi aktori.

Bloom u martua me modelen Miranda Kerr, me të cilën u divorcua në vitin 2013 me të cilën ka edhe djalin. Ai aktualisht është i fejuar me këngëtaren Katy Perry.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota orlando bloom orlando bloom

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2020, 13:18

Loja për pasuritë detare të Mesdheut

TURQI– Por është Turqia gjithësesi që është bërë së fundmi aleate me qeverinë e al-Sarrajit në Tripolitani për të shmangur kushtet rënduese që Greqia dhe ...