Bota

Vjosa Osmani shkon në organizimin e Thaçit, asnjë informacion për Albin Kurtin

17 Shkurt 2020, 16:36 Nga DOSJA
Vjosa Osmani shkon në organizimin e Thaçit, asnjë informacion

KOSOVË– Vjosa Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Thaçi. Kryeministri Albin Kurti, fillimisht e ka paralajmëruar shkuarjen e tij, e në agjendën e sotme të kryeministrit nuk figuron pjesëmarrja e tij. Zyra e tij nuk ka treguar nëse shkon në ndejën e Thaçit. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Hashim Thaçi për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Katedralen “Nënë Tereza”.

Pjesëmarrjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express kabineti i Kryparlamentares. Presidenti Thaçi nga ana tjetër, mungoi në seancën solemne të Pavarësisë, ku Osmani mbajti fjalën e saj për herë të parë si kryeparlamentare e shtetit. Në agjendën që Zyra e Kryeministrit e ka publikuar të premten, pritja e Hashim Thacit është një nga ngjarjet ku Kurti pritet të marrë pjesë. “Pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës (Pritje për 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën kujdesin e SH.T.Z Hashim THAÇI President i Republikës së Kosovës”, shkruante në njoftimin e ZKM’së.

Megjithatë Zyra e Kurtit sot ka dërguar një njoftim tjetër për agjendën e shefit të Qeverisë, e aty nuk figuron lajmërimi për pjesëmarrje të tij në ngjarjen e organizuar nga Thaçi.

Presidenti Thaçi nuk ka raporte të mira me dy krerët e tjerë shtetërorë. Kryeparlamentarja Osmani me të marrë detyrë, ka zhvendosur fotografinë e Thaçit nga zyra e kreut të Kuvendit, e në vendin e tij e ka vendosur fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ndërkaq Kurti, zyrtarisht është takuar vetëm njëherë në 20 vjetët e fundit me Presidentin Thaçi. Takimi për ta marrë mandatin e kryeministrit ka zgjatur vetëm katër minuta. Ditë më parë, Kurti si kryeministër i vendit, i ka dërguar ftesë Thaçit që të koordinohen për politikën e jashtme, para se të shkojnë në Mynih, ku u mbajt Konferenca e Sigurisë. Thaçi nuk iu përgjigj ftesës së Kurtit, e as nuk e ka komentuar atë.

Marrë nga Ekspress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2020, 13:18

Loja për pasuritë detare të Mesdheut

TURQI– Por është Turqia gjithësesi që është bërë së fundmi aleate me qeverinë e al-Sarrajit në Tripolitani për të shmangur kushtet rënduese që Greqia dhe ...