Bota

I pagova borxhet dhe lashë gjithçka për të”, ish-burri i Pamela Anderson tregon se si mori divorcin shpërbl

17 Shkurt 2020, 17:02 Nga DOSJA
I pagova borxhet dhe lashë gjithçka për

SHBA-Producenti i njohur Jon Peter, së fundmi ka treguar dhe arsyet që e detyruan të divorcohej nga Pamela Anderson vetëm pas 12 ditësh martesë.

Në një intervisë për Page Six, ai ka thënë se pagoi  200.000 dollarë për të larë  borxhin që ajo kishte dhe si shpërblim mori divorcin.

’ Unë lash gjithçka për Pam. Ajo kishte borxhe rreth 200.000 dollarë që nuk arrinte ti paguante.Kështu që unë pagova borxhet e saja dhe divorci ishte falenderimi që mora’ është shprehur Peter.

Martesa mes Pamela Anderson dhe Jon Peter përfundoi vetëm 12 ditë pas celebrimit. Me anë të një letre, vetë Peter i ka dhënë lamtumirën Anderson teksa shkruan se tashmë ka kuptuar se nuk ka nevojë për një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare por për qetësi.

E gjithë kjo martesë me avokatët, borxhin… më ka frikësuar. Më bëri të kuptoj se në moshën 74-vjeç kam nevojë për një jetë të thjeshtë, të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare. Prandaj unë mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që unë të iki për dy ditë dhe ti të kthehesh në Kanada. Mendova se ndërtimi i një perandorie së bashku do të ishte argëtuese por gabova … Shpresoj që mund të më falësh”, i ka shkruar ai.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jon peter pamela anderson jon peter pamela anderson

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2020, 13:18

Loja për pasuritë detare të Mesdheut

TURQI– Por është Turqia gjithësesi që është bërë së fundmi aleate me qeverinë e al-Sarrajit në Tripolitani për të shmangur kushtet rënduese që Greqia dhe ...