Bota

Vdes nga Koronavirusi njëri nga dy drejtorët e spitaleve në Whan

18 Shkurt 2020, 07:23 Nga DOSJA
Vdes nga Koronavirusi njëri nga dy drejtorët e spitaleve në Whan

Një drejtor spitali në epiqendrën e epidemisë së virusit të Kinës, ka humbur jetën ditën e djeshme kanë raportuar mediat e huaja sipas njoftimit zyrtar të qeverisë kineze.  Ndërkohë krahas lajmit për vdekjen e tij, thanë mediat shtetërore kanë deklaruar se ky është edhe anëtari i fundit mjekësor që të që mund të vdes nga Koronavirusit .

Virusi COVID-19, i cili besohet të ketë origjinën në Wuhan në fund të vitit të kaluar, ka infektuar më shumë se 73,000 njerëz dhe ka vrarë deri më 1886 njerëz.

“Liu Zhiming, Drejtori i Spitalit Wuchang në Wuhan vdiq në orën 10:30 të paradites këtë mëngjes pasi përpjekjet për ta rikthyer në jetë dështuan”, njoftoi China Central Television.

Kina tha javën e kaluar se gjashtë mjekë e infermierë kishin vdekur nga virusi, ndërsa 1.716 ishin infektuar.

Vdekja e Liu fillimisht u raportua nga media dhe blogerët kinezë menjëherë pas mesnatës së së martës – por lajmet u fshinë më vonë dhe u zëvendësuan me raporte të reja që mjekët ende po përpiqeshin ta shpëtonin.

Pasi që raportet fillestare të vdekjes së tij u mohuan, spitali i tha AFP-së të martën në mëngjes se mjekët po i jepnin një trajtim për t’i shpëtuar jetën. Vdekja e Liu ka bërë jehonë ndaj okulistit Wuhan Li Wenliang, i cili ishte ndëshkuar nga autoritetet për ngritjen e alarmit të Koronavirusit në fund të dhjetorit.

Në të dy rastet e vdekjes së dy mjekëve, fillimisht u raportua në faqet zyrtare të mediave shtetërore, dhe u fshi më vonë duke mohuar vdekjet, para se të konfirmohej përfundimisht përsëri.

Burimi: ndtv 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1886 viktima ne kine koronavirusi në kinë liu zhiming virusi ne kine 1886 viktima ne kine koronavirusi në kinë liu zhiming virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2020, 13:18

Loja për pasuritë detare të Mesdheut

TURQI– Por është Turqia gjithësesi që është bërë së fundmi aleate me qeverinë e al-Sarrajit në Tripolitani për të shmangur kushtet rënduese që Greqia dhe ...