Bota

Sulm në kishën e Burkina Faso, 24 viktima dhe 18 të plagosur në Afrikë

17 Shkurt 2020, 14:01 Nga DOSJA
Sulm në kishën e Burkina Faso, 24 viktima dhe 18 të plagosur

AFRIKË– Një sulm ka ndodhur së fundmi  në pjesën veriore  të Burkina Fasos, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 24 persona, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave të huaja, Koloneli Salfo Kabore ka deklaruar se një grup terroristësh kishin hyrë në fshatin Pansi të provincës Yagha dhe  sulmuan banorët.

Është mësuar se ky sulm ka ndodhur gjatë meshës së të dielës.

“Sipas të dhënave fillestare, 24 persona, përfshirë priftin, janë vrarë, 18 janë plagosur dhe disa të tjerë janë rrëmbyer. Burkina Faso vitet e fundit po përballet me kryengritjen e xhihadistëve. Që nga viti 2015, rreth 750 njerëz janë vrarë dhe rreth 600 mijë të tjerë janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.”- shkruan The Guardian.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë, pasi besimtarët e krishterë janë sulmuar shpesh herë nga xhihadistët.

Burimi:  Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulm me arme zjarri ne adrike sulm ne nje kishe sulm me arme zjarri ne adrike sulm ne nje kishe

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2020, 13:18

Loja për pasuritë detare të Mesdheut

TURQI– Por është Turqia gjithësesi që është bërë së fundmi aleate me qeverinë e al-Sarrajit në Tripolitani për të shmangur kushtet rënduese që Greqia dhe ...