Bota

Masakër në Kamerun/ I dogjën për së gjalli, mes 22 viktimave një grua shtatzënë dhe 14 fëmijë

17 Shkurt 2020, 14:14 Nga DOSJA
Masakër në Kamerun/ I dogjën për së gjalli, mes 22

KAMERUN– Të premten që lamë pas kanë mbetur të pajetë 22 persona në Kamerun, ku mes tyre 14 janë fëmijë. Ata u gjetën të vdekur në zonën e Anglofonit të Kamerunit, kanë deklaruar Kombet e Bashkuara, duke fajësuar ushtritë për këto vrasje masive.

Sipas mediave të huaja është thënë që viktimat janë djegur për së gjalli,  ndërkohë partia opozitare në vend fajëson ushtrinë për këtë masakër.

“U vranë 22 civilë, mes tyre edhe një grua shtatzënë, dhe 14 fëmijë.”-James Nunan, zyrtar i një misioni të Kombeve të Bashkuara në këtë shtet.

Njëmbëdhjetë nga fëmijët ishin vajza, shkruajnë  mediat e huaja sipas deklaratës së zyrtarit.

Një dëshmitar okular, i cili foli me Al Jazeera në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjeve, konfirmoi masakrën dhe tha se ai ndihmoi të varroste 21 trupa në “katër varre në katër komponime të ndryshme” me ndihmën e një bashkëpunëtori.

Burimi:  aljazeera

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 14 femije 22 te vdekur masaker ne kamerun 14 femije 22 te vdekur masaker ne kamerun

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2020, 13:18

Loja për pasuritë detare të Mesdheut

TURQI– Por është Turqia gjithësesi që është bërë së fundmi aleate me qeverinë e al-Sarrajit në Tripolitani për të shmangur kushtet rënduese që Greqia dhe ...