Politike

"Nuk të kam takuar kurrë"/ Topalli i përgjigjet Ballës: Ke takuar Lulzim Bashën

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli u shpreh se ajo se ka takuar kurrë privatisht Ballën, por Lulzim Basha po.

3 Shkurt 2026, 12:30 Nga I.A
"Nuk të kam takuar kurrë"/ Topalli i përgjigjet
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja demokrate Jozefina Topalli i është përgjigjur deputetit Taulant Balla, që i tha se në 2021 bashkëpunoi me të kundër PD-së. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli u shpreh se ajo se ka takuar kurrë privatisht Ballën, por Lulzim Basha po.

Ndërkohë që shtoi se në 2021 krijoi një lëvizje, pasi PS-ja kishte kapur Bashën. 

"Është e njohur publike që në ’21-shin kam krijuar një lëvizje. Vura re se në krye të Partisë Demokratike ishte njëri që ju e kontrollonit, nuk të kam takuar kurrë në jetën time, por ke takuar Lulzim Bashën në mënyrë të fshehtë. Prandaj mos u merr me mua. Koha më ka dhënë të drejtë dhe sot jam më krenare se kurrë. Të thuash të vërtetën kur të tjerët thonë të kundërtën," tha Topalli./Dosja.al

jozefina topalli

Sondazh

Poll