3 Shkurt 2026, 13:52
Nga Elton Qyno
Erjon Llapushi
KORÇË- Një dedektive private është proceduar nga policia dhe prokuroria e Korçës, për akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi ka shkuar në banesën e një personi në kërkim për vrasje, duke tentuar të heqë një paisje përgjimi që policia kriminale kishte vendosur në banesën e tij.
Bëhet fjalë për veprime hetimore me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Erjon Llapushit, person i dënuar për vrasjen e kamarierit në Elbasan, në restorantin “Fish City”.
Llapushi është një person nga Pogradeci, i dënuar me 17 vite burgim. Policia kriminale ka bërë disa herë përpjekje për kapjen e tij por pa rezultat. Në kuadër të veprimeve të kryera, më qëllim mbledhjen e provave për lokalizimin dhe arrestimin e tij, policia ka kryer një kontroll.
Dhe në kontroll e sipër ka vendosur paisjen përgjuese. Pas largimit të policisë, familjarët e Llapushit kanë marë masa për të kontrolluar me dedektorë banesën e tyre, me qëllim zbulimin e paisjeve përgjuese.
Ata kanë kontraktuar një vajzë që prezantohet si dedektive private, e cila ka shkuar në banesë për të kryer veprime dedektuese me qëllim, zbulimin e paisjeve të policisë.
Në dijeni të këtyre veprimeve ka hyrë policia e Korçës, e cila ka telefonuar detektiven private, duke i kërkuar të paraqitet në ambjentet e komisariatit.
Pas marjes në pyetje, dedektivja private është proceduar penalisht për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Aktualisht materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Korçës për ndjekje në vijimësi të rastit në fjalë./Syri.net
erjon llapushi elton qyno
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 13:42
D.S
Henrik Hoxhaj
TIRANË- Henrik Hoxhaj ka deklaruar se bashkë me Nuredin Dumanin, kishin bërë gati planin për eliminimin e Be...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 13:37
D.S
Foto ilustruese
Shqipëria ndërmori një dekadë më parë reformën më të thellë territoriale në Rajon, p...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 13:12
D.S
DIBËR- Policia ka arrestuar një 42 vjeçar pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar t&eum...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 11:45
D.S
LEZHË- Është përmirësuar gjendja shëndetësore e Sokol Dacit, 30-vjeçarit i cili mbeti i plagosur aksidentalisht...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 11:20
D.S
TIRANË- Henrik Hoxhaj ka rrëfyer detaje të reja lidhur me mënyrën se si u organizua dhe u krye atentati ndaj Dorjan Shkozës. N&e...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 09:16
D.S
LUSHNJË- Një 34-vjeçar u dënua me 25 vite burgim pasi porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gja...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 09:01
D.S
Foto nga vendngjarja
VLORË- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash në dy minimarkete në Vlo...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 07:39
D.S
Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke përfshirë në rreziq...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 07:21
D.S
Foto ilustruese
Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 07:19
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare...