Atentati në Lezhë/ Përmirësohet gjendja e Sokol Dacit që u plagos gabimisht në berberhane
LEZHË- Është përmirësuar gjendja shëndetësore e Sokol Dacit, 30-vjeçarit i cili mbeti i plagosur aksidentalisht...
Sipas njoftimit të policisë, 42-vjeçari, G. K., banues në Maqedoni, akuzohet për “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

DIBËR- Policia ka arrestuar një 42 vjeçar pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e efektivëve. Sipas njoftimit të policisë, 42-vjeçari, G. K., banues në Maqedoni, akuzohet për “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”.
Uniformat blu bëjnë me dije se, automjeti i tij është sekuestruar ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i Policisë:
"Më datë 02.02.2026, rreth orës 17:20, është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me automjetin e tij, shtetasi G. K., 42 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku gjatë procesit të regjistrimit i është kërkuar që, së bashku me automjetin, të kalonte për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.
42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, si dhe iu sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
LEZHË- Është përmirësuar gjendja shëndetësore e Sokol Dacit, 30-vjeçarit i cili mbeti i plagosur aksidentalisht...
TIRANË- Henrik Hoxhaj ka rrëfyer detaje të reja lidhur me mënyrën se si u organizua dhe u krye atentati ndaj Dorjan Shkozës. N&e...
LUSHNJË- Një 34-vjeçar u dënua me 25 vite burgim pasi porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gja...
Foto nga vendngjarja VLORË- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash në dy minimarkete në Vlo...
Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke përfshirë në rreziq...
Foto ilustruese Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare...
Foto ilustruse LEZHA- Policia ka zbardhur emrat e tre autorëve të përfshirë në atentatin në Rrilë të Lezhës, k...
Pamjet nga vendngjarja LEZHË- Policia ka dhënë detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Blutë nj...
Foto ilustruse BELGJIKA- Xhulian Perdoda, një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Maltë pas 10 viteve në arrat...