Aktualitet

Breshëria e plumbave në berberhanen e Lezhës/ ZBARDHEN EMRAT e tre atentatorëve, si nisi konflikti

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

2 Shkurt 2026, 21:26 Nga E.d
Breshëria e plumbave në berberhanen e Lezhës/ ZBARDHEN EMRAT e
Foto ilustruse

LEZHA- Policia ka zbardhur emrat e tre autorëve të përfshirë në atentatin në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Sokol Daci. Autorët janë Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka. Tre djemtë nga fisi Ndoka janë shpallur në kërkim, bashkë me Merando Nikulajn, i cili ishte brenda në berberhane.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”. Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij kanë pasur një konflikt në verë me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin.

Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka. Për shkak të kësaj ata janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Bëhet me dije se , Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka.

Njoftimi i policisë 

Policia njoftoi sot se në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin Besart Kovaçi, 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka.. dhe Meandro Nikulaj, të cilët janë shpallur në kërkim.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe në ngarkim të shtetasit B. K., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, janë tre autorët e atentati të një nate më parë në Rrilë të Lezhës./Dosja.al

gerardo ndoka eliseo ndoka kevin ndoka

Sondazh

Poll