Aktualitet

EMRI/ Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje! Dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari në Lushnjë, ja si ndodhi ngjarja

Sipas njoftimit të policisë Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas, Lushnjë, ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

3 Shkurt 2026, 09:16 Nga D.S

EMRI/ Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për

LUSHNJË- Një 34-vjeçar u dënua me 25 vite burgim pasi porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje. Sipas njoftimit të policisë Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas, Lushnjë, ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Uniformat blu bëjnë me dije se Hasalla kishte paguar Mariglen Matjani, 31 vjeç ,aktualisht i dënuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës. Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur Bajame Sejena e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me "shënjestren" Marius Hasalla.

Si ndodhi ngjarja

Në vitin 2023, për motive gjakmarrjeje,  22-vjeçarit Marius Hasalla, iu krye një atentat, por e plagosur mbeti vetëm halla e tij, Bajame Sejena, pasi ndodheshin në një automjet. Në pranga ranë Mariglen Matjani dhe Laert Hasalla.  Hasalla ishte porositësi i atentatit dhe sipas policisë ai ka paguar Mariglen Matjanin që të vriste Marius Hasallës. Mësohet se porositësi donte 'të vdekur' Marius Hasallën, sepse 2 vite më parë para se të ndodhte ky atentat, i ati i Mariusit, ka vrarë Romeo Hasallën, vëllanë e Laert Hasallës.

Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh. Mosmarrëveshja  arriti kulmin në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Policia arrestoi Afrim Hasallën por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ky i fundit  është dënuar me 35 vite burg.

Njoftimi  i policisë: 

"DVP Fier/ Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:
L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023. Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H. Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H."/Dosja.al

dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari në lushnjë porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje lushnje policia fier

Sondazh

Poll