Aktualitet

"Again"/ Vodhi shuma parash në dy minimarkete! Arrestohet 33-vjeçari në Vlorë, i dënuar edhe më parë për vjedhje

Sipas njoftimit të policisë në pranga ra, E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë.

3 Shkurt 2026, 09:01 Nga D.S
"Again"/ Vodhi shuma parash në dy minimarkete! Arrestohet
Foto nga vendngjarja

VLORË- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash në dy minimarkete në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë në pranga ra, E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë.

Uniformat blu njoftojnë se 33-vjeçari është autor i vjedhjes së dy minimarketeve në qytetin e Vlorës, konkretisht me ë datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”. Gjithashtu ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh. Policia bën me dije se, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again” Vodhi shuma parash në dy minimarkete, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. 33-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga puna hetimore dhe gjurmuese, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së dy subjekteve tregtare (minimarketeve) në qytetin e Vlorës, konkretisht: Më datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore./Dosja.al

vodhi shuma parash ne vlore arrestohet 33-vjeçari ne vlore vlore

Sondazh

Poll