Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Policia jep detaje: Katër persona të shpallur në kërkim, në pranga efektivi

Polici Besart Kovaçi, është ndaluar pasi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej edhe Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.

2 Shkurt 2026, 20:52 Nga E. D
Atentati në Lezhë/ Policia jep detaje: Katër persona të
Pamjet nga vendngjarja

LEZHË- Policia ka dhënë detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Blutë njoftojnë se është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes, ku dyshohet se iu bë atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, Polici Besart Kovaçi, është ndaluar pasi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej edhe Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur katër personat me iniciale G. N., E. N., K. N. dhe Merando Nikulaj. Ato akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në Rrilë. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe në ngarkim të shtetasit B. K., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Si ndodhi ngjarja ?

Plagosja ndodhi mbrëmjen e shkuar në qendër të fshatit Rrilë, në Lezhë. Autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes disa minuta pasi mbi një dyqan ishin lëshuar breshëri plumbas. Si pasojë i plagosur ka mbetur Sokol Daci, 30 vjeç, i cili në atë moment ka qenë brenda ambienteve të berberhanes.

Nga pamjet duket se atentatorët kanë qëlluar me breshëri dhe fasada e dyqanit është bërë shoshë. 30-vjeçari është nisur menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës, për ndihmën e parë, e më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë nidhmën e specializuar mjekësore. Policia bën me dije se ka nisur hetimet, për të zbardhur ngjarjen./Dosja.al

policia e lezhes

Sondazh

Poll