Politike

"Shkojmë në parlament nuk shkojmë në dy komisionet më të rëndësishme"/ Nallbati: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë'! Nëse zgjidhim variantin e bojkotit, të bojkotojmë çdo gjë...

Në mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të mbyllura, Nallbati ka thënë se duhet të shkojnë në komisonë për qytetarët.

2 Shkurt 2026, 16:59 Nga E.d
"Shkojmë në parlament nuk shkojmë në dy komisionet
Bledjon Nallbati

TIRANË- Deputeti Bledjon Nallbati është shprehur kundër vendimit për të bojkotuar komisionet e posaçme, atë të Zgjedhores dhe Territoriales. Në mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të mbyllura, Nallbati ka thënë se duhet të shkojnë në komisonë për qytetarët. Gjithashtu Nallbati ka theksuar se nëse bojkotohen komisionet, atëherë duhet që PD të mos shkojë as në parlament.

“Jemi bërë si filmi ‘Dy herë mat, edhe akullore edhe çokollatë’, shkojmë në parlament nuk shkojmë në dy komisionet më të rëndësishme. Nëse shkojmë me idenë që Edi Rama s’na jep asgjë, më mirë mos të shkojmë në parlament fare. Duhet shkojmë të shpalosim atje opsionin tonë për qytetarët, pastaj nëse zgjidhim variantin e bojkotit, të bojkotojmë çdo gjë, të shkojmë në grevë në përshkallëzime më të mëdha nuk shkon të shkojmë në komisione të tjera e jo te reformat,  duhet të ndajmë mendjen”, ka deklaruar ai./Dosja.al

pd komisione bledjon nallbati

Sondazh

Poll