Politike

Emri i saj doli në dosjen ‘Epstein’, reagon ish-presidentja e Kosovës: Raportime mediatike të pabaza, nuk e kam njohur as takuar personin në fjalë

Ish-presidentja deklaroi se përmendja e emrit të saj lidhet me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me të.

2 Shkurt 2026, 14:28 Nga E.d
Emri i saj doli në dosjen ‘Epstein’, reagon ish-presidentja e
Atifete Jahjaga

KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka reaguar pas raportimeve mediatike se ku u tha se emri i saj kishte dalë në dosjen “Epstein”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jahjaga i cilësoj raportimet mediatike të pabaza dhe të pavërteta. Ajo tha se nuk ka pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Ish-presidentja deklaroi se përmendja e emrit të saj lidhet me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me të. Në fund, Jahjaga kërkoj nga mediat të sqarojnë këtë situatë.

“Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein”  janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.

Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te vërehet lehtë nga dokumentet.

Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani”, shkruan ajo në facebook./Dosja.al

atifete jahjaga “epstein” kosovë

Sondazh

Poll