Politike

Veliaj në gjykatë: 1 mln euro shpenzime! Grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni se keni kapur

Ndërkohë, një ditë më parë Veliaj, kërkoi largimin e avokates së caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku nga mbrojtja, në seancën paraprake.

2 Shkurt 2026, 15:26 Nga E.d
Veliaj në gjykatë: 1 mln euro shpenzime! Grepi më i
Erion Veliaj

TIRANË- Shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është mbylluar sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, ku pati edhe debate, Veliaj ka deklaruar se një vit burg dhe dy vite e gjysmë hetime, i ka kushtuar shtetit shqiptar 1 mln euro shpenzime.

Në fund, Veliaj thekson se sot është bërë grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendojnë se kanë kapur.

“Një vit burg, dy vite e gjysmë hetime, i ka kushtuar shtetit shqiptar me rroga prokurori, hetues, gjyqtar, logjistikë, roje, transport, administratë, ekspertë, mbi 1 milion euro. Sot është bërë grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni që keni kapur”, tha veliaj./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll