Politike

"Nëse ata refuzojnë dhe ecin me kokëfortësi mund të tërhiqemi"/ Bozdo kundër bojkotit në Komisione: Duhet të marrim pjesë, të “grisim” reformën

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, Bozdo është shprehur se ajo reformë duhet 'grisur'.

2 Shkurt 2026, 16:35 Nga E.d
"Nëse ata refuzojnë dhe ecin me kokëfortësi mund
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo është shprehur kundër bojkotit në Komisione. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, Bozdo është shprehur se ajo reformë duhet 'grisur'. Ai ka deklaruar se opozita duhet të marrë pjesë me patjetër në komisione.

“Që ata do bëjnë çfarë duan ata, në këtë e kemi të qartë, por ne duhet të shfrytëzojmë pjesëmarrjen tonë për të “grisur” reformën që kanë bëre deri më sot. Kemi gjithë argumentet dhe ekspertizën më te mirë për ta hedhur poshtë çka ata kanë bërë. E dyta me rendësi është modeli që ne propozojmë. Kjo çështje ka vëmendjen e publikut dhe të ndërkombëtarëve. Pastaj në çast të caktuar nëse ata refuzojnë dhe ecin me kokëfortësi ne mund të tërhiqemi”, shprehet Bozdo./Dosja.al

pd komisione eno bozdo

Sondazh

Poll