Politike

"Mos t’i braktisim komisionet"/ Zhupa: Votat nuk i kemi, por të shkojmë për interesin e qytetarëve

Deputetja u shpreh se nëse PD nuk bojkoton komisonet, mazhoranca do ta kenë më të vështirë ti kundërshtoj.

2 Shkurt 2026, 16:27 Nga E.d
"Mos t’i braktisim komisionet"/ Zhupa: Votat nuk i kemi, por
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka dalë kundër vendimit, për të bojkotuar komisionet e posaçme të Reformës zgjedhore dhe asaj Territoriale në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Zhupa thotë se duhet të jenë prezent për qytetarët dhe interesin publik.

Deputetja u shpreh se nëse PD nuk bojkoton komisonet, mazhoranca do ta kenë më të vështirë ti kundërshtoj. Në fund, ajo tha se PD është një parti me kapacitete njerëzore dhe intelektuale, ndaj nuk ka pse të ndjek vetëm një rrugë dhe të braktisin të tjera.

"Nuk duhet ta lëmë hapësirën bosh në Komisionin e Reformës Territoriale. Pavarësisht nëse na dëgjojnë apo nuk na dëgjojnë, ne shkojmë për qytetarët dhe interesin publik. Të jemi aty për dëgjesat me ekspertët, për të dhënë zgjidhjet tona, që qytetarët të na dëgjojnë se si e duam ne reformën territoriale t’u shërbejë atyre.

Ata do ta kenë më të vështirë të na kundërshtojnë, sepse nuk kanë argumente, por e kanë shumë të lehtë ta kalojnë pa ne, sepse thonë: “Ju nuk ishit”, dhe kështu janë rehat. Unë i kam pyetur qytetarët e zonave te mia dhe me thonë merrni pjese. Ju ftoj dhe te bëni një sondazh do ju dali qe thonë merrni pjese. Votat nuk i kemi, por e kemi zërin tonë aty dhe kjo do të ketë rezonancë si te qytetarët, ashtu edhe te ndërkombëtarët, duke bërë propozime konkrete.

Ne duhet të jemi shumёdimensionalë: edhe protestat t’i bëjmë, edhe në reforma të jemi prezentë, edhe analizën, edhe zgjedhjet. Jemi parti me kapacitete njerëzore dhe intelektuale; nuk kemi pse të ndjekim vetëm një rrugë dhe të braktisim të tjerat", tha Zhupa./Dosja.al

ina zhupa pd komisione

Sondazh

Poll