Politike

"Do të marrim pjesë në Komisione"/ PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Vendimet duhet të jetë me konsensus! Do njoftojmë për gatishmërinë e grupit të PD-së...

Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se PD do vijojë të jetë pjesë e Komisionit Zgjedhore dhe Territoriale dhe do vazhdojë me agjendën e komisioneve.

2 Shkurt 2026, 16:44 Nga E.d
"Do të marrim pjesë në Komisione"/ PD tërhiqet nga
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se PD do të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit. Gjatë një prononcimi për mediat, pas mbledhjes me dyer të mbyllura, Boçi theksoi se PD do vijojë të jetë pjesë e Komisionit Zgjedhore dhe Territoriale dhe do vazhdojë me agjendën e komisioneve. Gjithashtu deputeti u shpreh se vendimet duhet të jetë me konsensus.

“Qëndrimi i shprehur i PD pas diskutimeve në kryesinë e vogël, është që PD do vijojë të jetë pjesë e Komisionit Zgjedhore dhe Territoriale dhe do vazhdojë me agjendën e komisioneve. Ne nuk e bojkotojmë komision, do njoftojmë për gatishmërinë e grupit të PD për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme.

Në grup parlamentar ne diskutojmë në mënyrë demokratike, pati mendime për braktisje, por Komisioni më i rëndësishëm Komisioni i Mandateve. Duhet të ketë një dalje dhe duhet të jetë konsensuale, përndryshe paska qenë proces i paravendosur”, tha Boçi./Dosja.al

komisione pd luçiano boçi

Sondazh

Poll