Aktualitet

Aksidentoi një natë më parë humoristin Nexho Shabani! Arrestohet 74-vjeçari në Shkodër

Sipas raportimeve nga policia, autori i arrestuar është N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër.

2 Shkurt 2026, 11:29 Nga D.S
Aksidentoi një natë më parë humoristin Nexho Shabani!
Nexho Shabani

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 74-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me makinë humoristin Nexho Shabanin në rrugën “Qemal Draçini”, në Shkodër. Sipas raportimeve nga policia, autori i arrestuar është N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër.

Pas aksidentit, humoristi Shabani u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës dhe është nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu bëjnë me dije se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

'Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: -N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër, pasi mbrëmë, në rrugën “Qemal Draçini”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi N. Sh., 74 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve."/Dosja.al

nexho shabani policia e shkodres arrestohet 74-vjeçari në shkodër pasi aksidentoi humoristin

Sondazh

Poll