Aktualitet

I shpallur në kërkim për kultivim droge, policia arreston 46-vjeçarin në Vaun e Dejës

Sipas uniformave blu, nga këto 2 ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

2 Shkurt 2026, 09:48 Nga D.S
I shpallur në kërkim për kultivim droge, policia arreston
foto nga vendngjarja

VAU I DEJËS- Një 46-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim droge në Vaun e Dejës. Sipas njoftimit të policisë, 46-vjeçari me iniciale Gj.G., ra në pranga si bashkëpuntor për përshtatjen e 2 ambienteve (banesa) për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, në fshatin Barbullush.

Sipas uniformave blu, nga këto 2 ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Ndërkohë policia njofton se, vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gj. G., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

vau dejes

Sondazh

Poll