Aktualitet

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1! Kumbaro: Vendim i rëndësishëm

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kumbaro shprehet se, zgjedhja e lëndëve ndikon drejtpërdrejt në orientimin akademik dhe studimet e mëtejshme. 

2 Shkurt 2026, 08:56 Nga D.S
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1! Kumbaro: Vendim
Mirela Kumbaro

TIRANË-  Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro bën me dije se nga sot ka nisur procesi i plotësimit të formularit A1, përmes të cilit nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kumbaro shprehet se, zgjedhja e lëndëve ndikon drejtpërdrejt në orientimin akademik dhe studimet e mëtejshme. 

Ministrja e Arsimit njoftoi se aplikimi me formularin A1Z do të zhvillohet në datat 10–11 shkurt, ndërsa Drejtoritë Rajonale Arsimore, zyrat arsimore dhe shkollat janë në dispozicion për të ofruar asistencë gjatë gjithë procesit të aplikimit. Gjithashtu Kumbaro u bëri thirrje maturantëve të mos e marrin këtë vendim në mënyrë të nxituar.

“Mendojeni mirë këtë vendim të rëndësishëm, këshillohuni me mësuesit tuaj dhe me prindërit, sepse zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve tuaja. Për ata që nuk janë maturantë të këtij viti, por të viteve të mëparshme, është formulari A1Z, i njohur edhe ky për të gjithë ata që ndjekin procesin. Por mirë është ta kujtojmë që për këtë të dytin, ka vetëm dy data në dispozicion. Kemi postuar dhe kemi bërë të njohur për të gjithë aplikuesit sipas drejtorive rajonale arsimore: Në datën 2,3 dhe 4 në Tiranë, Durrës dhe Fier. Në datën 5,6 dhe 9 në Korçë dhe në Lezhë do të jenë të gjithë në dispozicion për t’ju asistuar, për t’ju ndihmuar, që nga mësuesit, drejtuesit e shkollave, drejtuesit e zyrave arsimore dhe të drejtorive rajonale”, tha Kumbaro./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mirela Kumbaro (@mirelakumbaro)

mirela kumbaro ministria e arsimit dhe sportit matura shteterore 2026

Sondazh

Poll