Aktualitet

"Klani Vokri"/ Mediat spanjolle: Familja shqiptare që 'përmbyt' Spanjën me drogë dhe ryshfete për oficerët e policisë

Sipas medias spanjolle ABC, tregu i drogës po dominon nga mafia marokene dhe asaj turke.

2 Shkurt 2026, 10:19 Nga D.S

"Klani Vokri"/ Mediat spanjolle: Familja shqiptare që

SPANJË- Një hetim i Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare spanjolle ka zbërthyer strukturën e fuqishme të "Klanit Vokri", një organizatë me bazë familjare që dominonte trafikun e drogës në Ibiza, Barcelonë dhe Valencia.

Sipas medias spanjolle ABC, tregu i drogës po dominon nga mafia marokene dhe asaj turke. Në qendër të këtij aktiviteti kriminal qëndron familja Vokri, e cilësuar si një organizatë ndërkombëtare familjare. Vokrit akuzohen për importimin e sasive masive të kokainës, kanabisit dhe armëve në Spanjë, duke shfrytëzuar rrjetin e tyre shqiptar.

ABC, shkruan se ky klan dyshohet se drejtohej nga Emanuel Vokri, Donald Vokri, Robert Muka dhe Mario Vreta, ndërsa anëtarët e mbetur ishin rumunë dhe shqiptarë me lidhje të forta me këtë familje.

Operacionet e organizatës kriminale mbështeteshin te Stefan Milojevic Bjekovic, djali i një ish-futbollisti të Mallorca CF, udhëheqës i bandës neonaziste të motorçiklistëve United Tribuns në Spanjë dhe një luftëtar i MMA-së, i cili tashmë është arrestuar. Si pasojë e këtij operacioni, në pranga ranë 76 persona të dyshuar në pëfshirje të aktivitietit kriminal, u sekuestuan 687 kg kokainë dhe 2,500 kg hashash./Dosja.al

klani vokkri familja shqiptare qe importonte droge ne spanje familja shqiptare që \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\'përmbyt\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\' spanjën me drogë dhe ryshfete për oficerët e policisë spanje

Sondazh

Poll