Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Zbardhet dëshmia e policit që u ndodh në vendgjarje: Qëllova në drejtim të autorëve për t’i neutralizuar

Mësohet se edhe pse ka qenë civil, ai i është kundërpërgjigjur autorëve që qëlluan me armë.

2 Shkurt 2026, 11:19 Nga D.S

Atentati në Lezhë/ Zbardhet dëshmia e policit që u ndodh

Foto nga vendngjarja

LEZHË- Zbardhet dëshmia e efektivit të policisë që ndodhej në ambjentet e berberhanes ku ndodhi atentati mbrëmjen e shkuar në Lezhë. Mësohet se edhe pse ka qenë civil, ai i është kundërpërgjigjur autorëve që qëlluan me armë.

Sipas burimeve paraprake mësohet se ai ka dëshmuar se ka qëlluar në drejtim të autorëve për t’i neutralizuar. Kanë kaluar vetëm pak orë nga ngjarja dhe ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi i këtij atentati. Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja ?

Plagosja ndodhi mbrëmjen e shkuar në qendër të fshatit Rrilë, në Lezhë. Autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes disa minuta pasi mbi një dyqan ishin lëshuar breshëri plumbas. Si pasojë i plagosur ka mbetur Sokol Daci, 30 vjeç, i cili në atë moment ka qenë brenda ambienteve të berberhanes.

Nga pamjet duket se atentatorët kanë qëlluar me breshëri dhe fasada e dyqanit është bërë shoshë. 30-vjeçari është nisur menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës, për ndihmën e parë, e më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë nidhmën e specializuar mjekësore. Policia bën me dije se ka nisur hetimet, për të zbardhur ngjarjen./Dosja.al

atentati ne lezhe zbardhet dëshmia e policit që u ndodh në vendgjarje

Sondazh

Poll