Aktualitet

FOTO/ Atentati në Lezhë! Ky është 30-vjeçari Sokol Daci që mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin e Traumës

Është konstatuar se Daci ka tre plagë në trup, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

2 Shkurt 2026, 08:14 Nga D.S
FOTO/ Atentati në Lezhë! Ky është 30-vjeçari Sokol
Sokol Daci

LEZHË- Personi në foto është Sokol Daci, 30-vjeçari i cili mbrëmjen e shkuar mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave në Rrilë të Lezhës.

Është konstatuar se Daci ka tre plagë në trup, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë. Mësohet se gjendja e 30-vjeçarit është e qëndrueshme dhe ndodhet në Spitalin e Traumës aty ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. 

FOTO/ Atentati në Lezhë! Ky është 30-vjeçari Sokol

Si ndodhi ngjarja ?

Plagosja ndodhi mbrëmjen e shkuar në qendër të fshatit Rrilë, në Lezhë. Autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes disa minuta pasi mbi një dyqan ishin lëshuar breshëri plumbas. Si pasojë i plagosur ka mbetur Sokol Daci, 30 vjeç, i cili në atë moment ka qenë brenda ambienteve të berberhanes.

Nga pamjet duket se atentatorët kanë qëlluar me breshëri dhe fasada e dyqanit është bërë shoshë. 30-vjeçari është nisur menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës, për ndihmën e parë, e më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë nidhmën e specializuar mjekësore. Policia bën me dije se ka nisur hetimet, për të zbardhur ngjarjen./Dosja.al 

sokol daci te shtena me arme lezhe

Sondazh

Poll