Politike

Dhuroi 115 mln €, Presidentja e KE: Do monitorohet rindërtimi, kemi nënshkruar marrëveshje me Ramën (VD)

17 Shkurt 2020, 18:23 Nga DOSJA
Dhuroi 115 mln €, Presidentja e KE: Do monitorohet rindërtimi, kemi

BRUKSEL- Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka folur pas Konferencës së donatorëve, duke thënë se do dërgohen një grup ekspertësh në Shqipëri për të monitoruar procesin e rindërtimit. Më tej von der Leyen tha se kjo është në kuadër të një marrëveshje me qeverinë Shqiptare për të zbatuar në mënyrë të duhur rindërtimin.

Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku.

Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku“, ishte kjo deklarata e Presidentes së KE.

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurimet e nderkombetareve europa jep 100 milione euro ndihma per shqiperine konferenca e donatoreve ursula von der leyen dhurimet e nderkombetareve europa jep 100 milione euro ndihma per shqiperine konferenca e donatoreve ursula von der leyen

Sondazh

Poll