Politike

Që prej shtatorit pa ‘lider’/ Socialistët e Shkodrës kërkesë Ramës: Vendos Luan Harushën drejtues të PS, ka

17 Shkurt 2020, 18:23 Nga DOSJA
Që prej shtatorit pa ‘lider’/ Socialistët e Shkodrës

SHKODËR– Socialistët e Shkodrës i kanë dërguar një kërkesë zyrtare selisë qëndore të PS-së në tyre në Tiranë dhe kreut të tyre, kryeministrit Edi Rama.

Asambleja e Partisë Socialiste të Shkodrës, në një shkresë zyrtare i është drejtuar Kryesisë së PS,  Kryetarit Edi Rama, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Taulant Ballës, të cilëve u kërkojnë që deputeti Luan Harusha të jetë kreu i tyre deri në zgjedhjet e ardhshme.

Propozimi për një emër të tillë në krye të PS-Shkodër është firmosur nga 27 anëtarë të Këshillit të Bashkisë dhe 120 anëtarë të Asamblesë të Partisë. Sipas tyre, në zgjedhjen e Luan Harushës ata janë bazuar në angazhimin e tij në fushatat zgjedhore të PS dhe rezulltet pozitive që ai ka arritur të marrë në Bashkinë e Shkodrës.

Në shkresën e siguruar brenda radhëve të Asamblesë së Partisë Socialiste të Shkodrës, thuhet qartë se: në respekt të pikës ë të Nenit 30 të Statutit të Partisë Socialiste, në emër të përfaqësimit tonë brenda Asamblesë së Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Shkodër, propozojmë:  Caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të Partisë në Bashki deri në përfundimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale”.

Dega e Partisë Socialiste në Shkodër është pa një kryetar që prej largimit nga radhët e socialistëve të drejtuesit politik të qarkut dhe kandidatit për kryetar Bashkie, Valdrin Pjetrit. Pjetri u largua nga detyra pas probleme me formularin e vetëdeklarimit dhe që prej largimit të tij në shtator të 2019, posti nuk ka pasur asnjë zëvëndësues.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dega e ps ne shkoder luan harusha shkoder dega e ps ne shkoder luan harusha shkoder

Sondazh

Poll