Politike

Mblodhi 1.15 mld euro për tërmetin, Rama se përmban gëzimin: Ursula, sot do të këndoja himnin e Liverpoolit për ju! Ja ç

17 Shkurt 2020, 17:49 Nga DOSJA
Mblodhi 1.15 mld euro për tërmetin, Rama se përmban gëzimin:

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp së bashku me presidenten e KE-së, Ursula von Der Leyen ka shprehur ndjesinë ndaj shumës që donacioneve që Shqipëria mblodhi gjatë konferencës së sotme.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se nuk e kishin pritur që vendet e BE-së dhe gjithë të tjerat e pranishme të mblidhnin shumën e parave duke shfrytëzuar rastin për t’i falenderuar edhe njëherë. Nga gjithë donatorët, Rama veçoi presidenten Der Leyen dhe kreun e shtetit të Francës, Emmanuel Macron për kontributin e tyre.

“Më kujtohet se çfarë më the, ju premtuat që do të ishit bashkë me mua në këtë përpjekje dhe se nuk do të ishim vetëm. Dhe se do të këndoja himnin e Liverpool-it për ju sot. Macron ka qënë që prej momentit të parë e ka pritur me padurim këtë eveniment. Sot më përcolli urimet më të mira dhe ndjesën që nuk ishte dot këtu. Ursula faleminderit shumë. Është një moment fantastik të kuptojmë se BE mund të na ngrejë nervat por është unik dhe projekti më vizionar për të bërë njerëzit bashkë,”-tha Rama ndër të tjera.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Në fakt duhet të mbaj dhe të ruaj diçka shumë të rëndëishme që është pjesë e fjalimit të mëparshëm që është mirënjohjen e jashtëzakonshme për presidenten e Komisionit, e cila është kyç të asaj që dëshmuam sot dhe tejkaloi imagjinatën time. Ursula faleminderit shumë s’do ta harroj kurrë telefonatën tëndë teksa kthehehesha pas në zonat e dëmtuara rëndë për të ndenjur me ato familje që humbën 2/3 e pjesëtarëve të familjes. Më kujtohet se çfarë më the, ju premtuat që do të ishit bashkë me mua në këtë përpjekje dhe se nuk do të ishim vetëm. Dhe se do të këndoja himnin e Liverpool-it për ju sot. Është e jashtëzakonshme dhe më mbush zemrën ajo që dëshmuam. Italia, Emiratet, Turqia, Gjermani na ndihmuan por nuk matet me vlerën që gjithkush dha por me solidaritetin që treguan për të qënë pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët. Diçka magjike ka ndodhur! Po mendonim që 40% të të gjithë shumës do ishte mirë, ndërsa me 50% të shumës do të ishte magji. Do të doja t’i falenderoja me zemër se e di sa fort kanë punuar me ekipin tim. Kanë bashkërenduar ditë e natë. Macron ka qënë që prej momentit të parë e ka pritur me padurim këtë eveniment. Sot më përcolli urimet më të mira dhe ndjesën që nuk ishte dot këtu.

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama emannuel macron konferenca e donatoreve konferenca e donatorëve të europës ursula von der leyen edi rama emannuel macron konferenca e donatoreve konferenca e donatorëve të europës ursula von der leyen

Sondazh

Poll