Politike

Shqipëria mbledh 1.15 mld €, Basha: Do sigurohemi që t’i shërbejnë për njerëzit. Braçe: Nuk preken lekët tuaja

17 Shkurt 2020, 18:35 Nga DOSJA
Shqipëria mbledh 1.15 mld €, Basha: Do sigurohemi që t’i

TIRANË– Shqipëria ka arritur që të mbledhë 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.  Menjëherë kanë nisur reagimet edhe në Shqipëri nga figurat më të larta politike. Pak çaste pak mbylljes së Konferencës ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha, i cili pasi falenderoi donatorët, u shpreh se ishte detyra e tij si opozitë që të sigurohet që paratë do të shkonin për personat në nevojë. Skeptikë për menaxhimin e parave kanë qënë edhe opozitarët e tjerë si Monika Kryemadhi e Petrit Vasili. 

Edhe kreu i shtetit, Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë donatorët që ofruan shuma të konsiderueshme parash për të ndihmuar Shqipërinë.  Edhe socialistët kanë qënë shumë falenderues për shumën e mbledhur nga donacionet duke paralajmëruar punë të madhe përpara.

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta konferenca e donatoreve konferenca e donatorëve të europës lulzim basha edi rama ilir meta konferenca e donatoreve konferenca e donatorëve të europës lulzim basha

Sondazh

Poll