Politike

Arrihet qëllimi i Konferencës së Donatorëve, ndihma kalon faturën e dëmeve të tërmetit

17 Shkurt 2020, 17:03 Nga DOSJA
Arrihet qëllimi i Konferencës së Donatorëve, ndihma kalon

BRUKSEL- Konferenca e Donatorëve është ende duke u zhvilluar, por duket se është arritur qëllimi i saj. Sipas llogarive të deritanishme shifra e 1 miliardë Eurove që kërkonte qeveria shqiptare për rindërtimin e të gjithë zonave të prekurave ka kaluar.

Bashkimi Evropian ka dhurar 115 milionë Euro, Franca 100 milionë, Italia 65 milionë, Emiratet e Bashkuara Arabe ka dhuruar 70 milionë Euro, Turqia 45 milionë, Zvicra 9 milionë, SHBA 5 milionë, po ashtu dhe Katari 5 milionë. Po ashtu dhe vendet e tjera të BE dhe jo vetëm kanë dhënë kontributin e tyre në formën e granteve që shkojnë së bashku deri në 100 milionë Euro.

Por këto nuk do jenë ndihmat e vetme pasi banka ndërkombëtare do të japin kredi me interes zero që shkojnë në shifrën e 500 milionë Eurove. Nesë bëjmë një llogaritje shifra e mbledhur sot nga kjo konference shkon më shumë se 1 miliardë Euro.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2020, 14:08

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e donatorëve për Shqipërinë, zgjodhi ta nisë më nje fjalë, ‘Faleminderit’, të cilën e citoi në gju...