Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Turqi, vëllai i Visit të Pojës
Elvis Doçi TURQI- Vëllai i Visit të Pojës, Elvis Doçi, Bledar Doçi është arrestuar ditën e sotme n&...
Sipas uniformave blu, Nishku ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1998 për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta” dhe prej vitesh fshihej në Greqi me një identitet fals.

GREQI- Policia ka arrestuar 59-vjeçari Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në vitin 1997 Gramsh.
Sipas uniformave blu, Nishku ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1998 për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta” dhe prej vitesh fshihej në Greqi me një identitet fals. Në njoftimin zyrtar të policisë shkruhet se, pritet ekstradimi i 59-vjeçarit në Shqipëri.
Si ka ndodhur ngjarja ?
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars 1997, Kostandin Nishku i shkoi në shtëpi i armatosur personit që i kishte vrarë të vëllain, K. B., dhe kërkoi vëllain e këtij të fundit. Motivi i ngjarjes besohet të jetë se, xhaxhai i të miturit i kishte vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga burgu. Familjarët nuk i kanë treguar vendndodhjen dhe Kostandin Nishku i vrau djalin 9 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/Vijon falë partneritetit të ngushtë me homologët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The Wanted”. Kjo fazë e operacionit, rezultat i bashkëpunimit disavjeçar ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të DPPSh-së, Interpol Tiranës, Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, Sektorit të Identifikimit dhe Krahasimit të fytyrës (Facial Recognition) dhe Interpol Athinës.
Kapet në Greqi, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një 9-vjeçari, në muajin mars, 1997, me motivin se xhaxhai i të miturit i kishte vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga IEVP-ja. Ky shtetas fshihej në Greqi, duke përdorur një identitet shqiptar fals.
Në kuadër të kësaj faze të operacionit ndërkombëtar “The ëanted”, koordinimi operacional i realizuar nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, shkëmbimi intensiv i informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës dhe verifikimet disavjeçare, mundësuan lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: -Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., 59 vjeç, lindur në Gramsh.59-vjeçari, i cili është dënuar në vitin 1998, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”, iu fshihej autoriteteve, në Greqi, ku përdorte një identitet shqiptar të falsifikuar (H. V.).
Në muajin mars, 1997, shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. dhe shtetasi R. K., kanë shkuar të armatosur, në shtëpinë e shtetasit K. B., dhe kanë kërkuar vëllanë e këtij të fundit, shtetasin V. B., i cili ishte arratisur nga IEVP ku vuante dënimin për vrasjen e vëllait të shtetasit Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., në vitin 1993. Pasi shtetasi K. B. dhe familjarët e tij nuk i janë përgjigjur kërkesës së 59-vjeçarit, mbi vendndodhjen e shtetasit V. B., shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. ka vrarë me armë zjarri, djalin 9 vjeç të shtetasit K. B..
Identifikimi i këtij shtetasi është bërë i mundur si rezultat i krahasimit të fotografisë së tij, në vitin 1997 dhe fotografisë në pasaportën false të marrë në vitin 2013. Bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të INTERPOL-it vijon, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, njofton policia./Dosja.al
Elvis Doçi TURQI- Vëllai i Visit të Pojës, Elvis Doçi, Bledar Doçi është arrestuar ditën e sotme n&...
Foto ilustruse DURRËS- Drejtoresha e Tatim Taksave të Durrësit, Ina Bella është larguar nga detyra ditën e sotme. Bëhet ...
Foto ilustruse DIBRA- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka ka dhënë ditën e sotme dorëheqje...
Foto ilustruse TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përcaktuar kuotat për Shkollën e Magjistraturës për vitin ...
Foto ilustruse LEZHA- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Milot-Morinë. Tre automjete janë përplasur me nj&e...
Foto ilustruse FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi&nb...
Foto ilustruse BULQIZË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 58-vjeçar në Bulqizë. Ai u arrestua nga forcat blu, pas...
Foto ilustruse TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në në rrugën “Kastriotët”...
Foto ilustruse TIRANË- Policia e Shtetit ka informuar qytetarët në lidhje me raste të mashtrimeve online që kanë të...
Irena Gjoka TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rendin e ditës shqyrtimin e dokumentave që janë paraqitiu...