Aktualitet

Aksident rrugor në Tiranë, shoferi përplas me makinë 38-vjeçarin dhe largohet

Ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

30 Janar 2026, 11:30 Nga E.d
Aksident rrugor në Tiranë, shoferi përplas me makinë
Foto ilustruse

TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një këmbësor 38-vjeçar. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Një aksident është regjistruar në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. B., 38 vjeç.  Pas aksidentit, automjeti është larguar nga vendngjarja. Shtetasi A. B., 38 vjeç, është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./Dosja.al

 

tirana 38-vjeçari aksident

Sondazh

Poll