Aktualitet

E dënuar në Greqi/ KLGJ fut në rendin e ditës verifikimin për gjyqtaren Irena Gjoka

Disa ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se kishte dorëzuar në KLGJ një raport për verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme ku faktonte se vendimi ndaj Gjokës nga drejtësia greke ishte autentik.

30 Janar 2026, 10:22 Nga I.A
E dënuar në Greqi/ KLGJ fut në rendin e ditës verifikimin
Irena Gjoka

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rendin e ditës shqyrtimin e dokumentave që janë paraqitiur nga Prokuroria e Përgjithshme për gjyqateren Irena Gjoka. Disa ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se kishte dorëzuar në KLGJ një raport për verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme ku faktonte se vendimi ndaj Gjokës nga drejtësia greke ishte autentik.

Njoftimi:

Shqyrtimi i relacionit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares znj... gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Çfarë gjeti Prokuroria e Përgjithshme në hetime?

Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit. Pas përfundimit të hetimeve të thelluara 2-vjeçare, Prokuroria thekson se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare në GJKKO, është autentik. Po në njoftimin e saj, Prokuroria sqaron se vendimmarrja për shkarkimin e Gjokës nga detyra apo jo, i takon KLGJ-së. Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit./Dosja.al

irena gjoka klgj

Sondazh

Poll