Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Turqi, vëllai i Visit të Pojës

Mësohet se Bledi Doçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.  

30 Janar 2026, 14:48 Nga I.A
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Turqi, vëllai
Elvis Doçi

TURQI- Vëllai i Visit të Pojës, Elvis Doçi, Bledar Doçi është arrestuar ditën e sotme në Turqi. Mësohet se Bledi Doçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Burimet bëjnë të ditur se Doçi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Ai akuzohet për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Doçi gjithashtu dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga “Visi i Pojës”, për të cilin autoritetet italiane, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kanë lëshuar 24 urdhër-arreste. Konkretisht, Prokuroria e Breshias ka dokumentuar se ky grup ka trafikuar rreth 1.3 ton kokainë gjatë periudhës 2020–2025.

Doçi mban nofkën “Visi i Pojës” për shkak të lidhjes familjare me Xhevdet Troplinin, dajën e tij. Ai i ka shpëtuar arrestimit gjatë operacionit të 21 majit 2025 dhe vijon të jetë në arrati. Ndërkohë, autoritetet italiane kanë vendosur edhe 22 masa sigurie ndaj anëtarëve të tjerë të organizatës.

Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar 30 episode trafiku droge në Itali dhe 10 raste të tjera në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Europës. Elvis Doçi vijon të jetë në kërkim që prej majit 2025, kur Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me antimafian italiane, ndërmori një operacion të gjerë kundër këtij grupi kriminal/Dosja.al

elvis doci bledi doci

Sondazh

Poll