Aktualitet

Vodhi me forcë 126 mijë lekë në një farmaci, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Policia ka sekuestruar një pjesë e parave që vodhi 25-vjeçari dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

30 Janar 2026, 12:02 Nga E.d
Vodhi me forcë 126 mijë lekë në një farmaci, arrestohet
Foto ilustruse

FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi vodhi me forcë, 126 mijë lekë në një farmaci në lagjen “Liri”.

Policia ka sekuestruar një pjesë e parave që vodhi 25-vjeçari dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i policisë

Fier/ Reagimi i shpejtë i Policisë identifikon dhe çon në pranga 25-vjeçarin që vodhi me forcë, një shumë parash, në një farmaci në lagjen “Liri”.

Sekuestrohet një pjesë e parave që vodhi 25-vjeçari dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

Si rezulat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga punonjësja e një farmacie, për vjedhjen e një shume parash, në farmaci, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:

-I. Gj., 25 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur me forcë, 126 000 lekë në farmacinë në lagjen “Liri”. Një pjesë e shumës së parave dhe veshjet që ka patur autori, gjatë vjedhjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Vjedhja”./Dosja.al

fier vjedhje policia

Sondazh

Poll