Aktualitet

“Respektoni kushtet e vizës suaj”/ Ambasada amerikane në Tiranë: Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej datës së lejuar, mund të çojë në pasoja të rënda.

29 Janar 2026, 16:34 Nga E.d
“Respektoni kushtet e vizës suaj”/ Ambasada amerikane në
Foto ilustruse

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të repektojnë  kushtet e vizës amerikane. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej datës së lejuar, mund të çojë në pasoja të rënda.

Kjo duke nisur që nga heqja e vizës dhe deportimi, deri te pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Ambasada thotë se qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej "Datës së pranimit deri më..." të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftim./Dosja.al

ambasada amerikane tiranë viza

Sondazh

Poll